Policia ka vënë në pranga një 55-vjeçar në Tiranë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin P. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase”, njofton policia e Tiranës.

Gjithashtu, Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.