Policia ka arrestuar 62-vjeçarin me iniciale P.M., i cili një ditë më parë përplasi me makinë në oborrin e shtëpisë nipin e tij 2-vjeçar.

Ngjarja ishte aksidentale, por fatkeqësisht 2-vjeçari humbi jetën.

62-vjeçari ka qenë duke bërë manovër mbrapa me automjet kur përplasi për vdekje nipin.

Fëmija ishte futur poshtë kamionçinës dhe gjyshi nuk e kishte vënë re kur lëvizi mjetin. Më pas u dëgjuan thirrjet e familjarëve të tjerë që panë fëmijën të aksidentuar. I vogli u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.