Dy automjete janë djegur gjatë ditës së djeshme në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në rrugën ‘Bavaria’, ku një 26-vjeçar u vuri flakën dy makinave të parakuara, të cilat ishin në pronësi të babë e bir.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin:

– P. D., 26 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme rreth orës 03:45, në rrugën “Bavaria” ka djegur me lëndë djegëse benzinë, dy automjete të parkuara”, njofton policia.