Shtyhet për datën 14 korrik seanca gjyqësore për ish-efektivin Nevaldo Hajdarajn, i cili më 8 dhjetor 2020 vrau 25-vjeçarin Klodian Rasah.
Shkak për shtyerjen është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjyqësore. I pranishëm në seancë ishte edhe babai i të riut të vrarë, Qazim Rasha.
Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vjet burgim, por me gjykim të shkurtuar mbeten 13 vite e 4 muaj. Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Nevaldo Hajdarajt për gjykim të shkurtuar.





