Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas takimit që ka zhvilluar ditën e sotme në SPAK ka reaguar në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se SHBA do të jetë krah tyre teksa thekson se do t’i mbështesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“U takova sot me Hetuesit e parë të “FBI-së” shqiptare, të cilët janë duke përfunduar trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses. Njerëzit i mbështesin ata; familjet e tyre krenohen me to; Amerika do t’i mbështesë fuqimisht ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”– shkruan Kim në “Twitter”.