Vetëm pak ditë pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe kryeministrit Rama për ndryshime rrënjësore në Policinë e Shtetit, vjen edhe shkarkimi i parë.
Mësohet se është larguar nga detyra Drejtori i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.
Loka pritet të emërohet në detyrë tjetër, ndërkohë emri i zëvendësuesit të tij nuk dihet ende.





