Deputetët e PD-së kërkojnë largimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga hyrja e Kuvendit.

Ata janë përplasur fizikisht dhe kanë tentuar të thyejnë mjetet e FNSH-së, teksa më pas Garda ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Demokratëve i janë bashkuar edhe protestuesit para Bashkisë së Tiranës, të cilët nuk janë lejuar të hyjnë në oborrin e Kuvendit.

Ata kanë tentuar të çajnë kordonin dhe janë përplasur me policët.