Një 55-vjeçare është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.

Sipas një komunikate, M.M., 55-vjeçe është mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër.

Teksa hetimet në lidhje me ngjarjen vijojnë, për mësuesen ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë: 

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. M., 55 vjeçe, banuese në Gjirokastër, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.