Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka shpallur të ligjshëm përgjimin nga aplikacioni i bisedave të EncroChat, të cilin e kanë përdorur kryesisht persona të përfshirë në botën e krimit. Personazhe të krimit janë në vështirësi pas këtij vendimi, pasi në shumë vende janë ndërmarrë aksione ndërkombëtare bazuar në bisedat e zbërthyera nga Enchro dhe Sky.

Ky vendim do të ketë impakt edhe në Shqipëri, pasi janë kryer shumë hetime nga SPAK, bazuar në bisedat e zbardhura në Francë nga këto aplikacione. Për zbërthimin e bisedave, Strasburgu thotë në vendimin e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha se janë të ligjshme.