Në Kolonjë, ka nisur hetim ndaj një 52-vjeçareje e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj.

Gjithashtu, mësohet se e moshuara e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. S., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shtikë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.