Gjykata e posacme ka marrë vendimin ditën e sotme në lidhje më seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe katër të pa ndehurit e tjerë. Mësohet se seanca do të mbahet më 24 tetor në orën 12:00.

Do të jetë gjyqtaja Flojera Davidhi që do të vendosë për kalimin ose jo për gjykim të dosjes. Përveç ish-kryeministrit Berisha që akuzohet për korrupsion të pandehur janë marrë edhe dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Xhimi Begeja, Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina.

Një muaj më parë, Prokuroria i komunikoi Berishës akuzën e korrupsionit pasiv dhe Malltezit atë të korrupsionit e pastrimit të parave. Mësohet se SPAK është duke vijuar hetimet sa i takon pasurisë ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij.

Prokuoria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme më 15 tetor dosjen me 333 fashikuj të hetimeve për privatizimin e ish kompleksit Partizani. Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë, teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës.

Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me çështjen, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ata akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”.


Biznesmenit Fatmir Bektashi, po ashtu iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja, si dhe financieres Andia Pustina, ortakë dhe lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin. Lideri i opozitë dhe dhëndri i tij e kanë cilësuar procesin si politik dhe akuzat ndaj tyre si të sajuara nga “prokurorë që janë në urdhërat politike të Edi Ramës”.