Gjykata e Posaçme dënoi me 25 vite burg, 5 personat e akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij, Pëllumb Muharremi, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2019.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, këta persona nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, si dhe kanë siguruar armët dhe automjetet për të kryer vrasjen.
Po ashtu, këta perosona akuzohen për sigurim kushtesh për të ktyer eleminimin e Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos edhe pas atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019, ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Më herët për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja dhe 35 vite burg Ariol Halilaj.
Masat e dënimit për secilin nga te pandehurit:
Ramazan Rraja 6 vjet burgim;
Genti Nderjaku 5 vjet e 4 muaj;
Bashkim Haxhija 4 vjet e 8 muaj
Endrit Sinani 4 vjet e 8 muaj;
Julian Pjetri 4 vjet e 4 muaj;