Është arrestuar nga Policia Italiane pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit, Klajdi Merkaj, me qellim ekstradimi drejt vendit tonë.

Klajdi Merkaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas akuzës nga SPAK për pastrim parash në llogari të  grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja.

“Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kryer në bashkëpunim”, njofton Policia e Shtetit.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e tij në Shqipëri.