Armando Broja vazhdon me fazën e rikuperimit pas dëmtimit që pësoj në fillim të këtij sezoni. 

Sulmuesi kombëtares ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Everton që nga momenti kur ka firmosur kontratën për të qenë pjesë e skuadrës nga Liverpuli. 

Ditët e fundit ka pasur pasiguri se Broja, mund të humbas pjesën e parë të sezonit, por së fundi mjekët e Everton, besojnë se ai do të jetë gati në nëntor.

Sipas mejkëve 23-vjeçari do të jetë i gatshëm për trajnerin Sean Dyche në datën 9 nëntor, për ndeshjen me West Ham në transfertë.

Normalisht do të jetë e vështirë, që Broja të luaj në këtë sfidë, por gjithçka do të varet nga progresi dhe forma e tij.

Data që kthehet Broja përkon edhe me grumbullimin e ekipit kombëtar për Ligën e Kombeve. 

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ftesë nga Silvinjo, duke ditur se sulmuesi nuk është në formën e tij më të mirë fizike.