Një aksident i rëndë ndodhi këtë të shtunë në Vlorë. Dy makina tip “Mercedes” janë përplasur në hyrje të Lungomares në Vlorë.

Automjetet kanë qenë duke ecur në korsinë e tyre, ndërkohë që një nga makinat është kthyer për të hyrë në rrugë dytësore duke i prerë rrugën makinës tjetër që po vinte me shpejtësi nga Uji i Ftohtë për në Skelë.

Për të shmangur përplasjen “Benzi” është përplasur me një palmë anës rrugës, duke bërë që drejtuesi të marrë plagë të rënda në kokë.

Ai është transportuar për në spitalin e Vlorës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.