Ukraina dhe Gjermania kanë nënshkruar një marrëveshje për të forcuar sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Këtë e ka bërë të ditur në Facebook Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov.
“Në një takim të Ministrave të Mbrojtjes të G7, ne nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me Gjermaninë për veprime të menjëhershme për të forcuar sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, tha Umerov.

Sipas ministrit ukrainas, ky hap parashikon marrëveshje sipas të cilave vendet nënshkruese do të kontribuojnë në projekte të përbashkëta ose do të financojnë projektet e tyre që synojnë forcimin e aftësive të mbrojtjes ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Siç raportohet, përveç Ukrainës, pesë vende të tjera nënshkruese do t’i bashkohen projektit: Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Holanda dhe Danimarka.

Umerov falënderoi Gjermaninë për iniciativën, si dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse për kontributin e tyre të fuqishëm në sigurinë e Ukrainës.

Ndryshe, Umerov u takua edhe me Ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crozetto, gjatë takimit të G7 në Napoli.