Irina Krusenitska, 52-vjeçarja nga Ukraina që u dënua me 30 muaj burg pasi akuzohet se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agim të Artë, Christos Pappas të fshihej, ka folur për mediat greke me pranga në duar.

“Unë nuk mund t’i mbyllja derën atij dhe t’i thoja të largohej. A mund ta bëja unë një gjë të tillë. Nuk e kisha për qëllim, do shihja se çfarë do të bëhej”, deklaroi ajo.

52-vjeçarja tha se disa persona kishin parë Pappas, ish-deputetin që urrente shqiptarët, të futej në derën e banesës së saj dhe kishin njoftuar policinë.

“Unë jam njeri që i bindet ligjit. Unë vetë do i thërrisja autoritetet. Por nuk e bëra”, theksoi ajo.

Gjatë javës së shkuar, policia ka qenë duke e monitoruar strehën me grilat e mbyllura hermetikisht ku fshihej Pappas.

Megjithatë, ish-deputeti grek i Agimit të Artë nuk doli jashtë në asnjë moment dhe siç tregojnë fqinjët, nuk e kanë parë të dalë asnjëherë nga shtëpia apo të lëvizë në zonë.