Ka nisur sërish me debate të forta mbledhja e Komisionit për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se Plarent Ndreca ka hall nëse do të shkojë në SPAK me këmbët e veta apo me avokat. Ajo tha se lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat.
Ndërsa, Ndreca ia ktheu se ndryshe nga PD, PS nuk e konsideron SPAK-un organizatë kriminale.
Albana Vokshi: A jeni në terezi apo jo. Nuk bëhet kështu mbledhja. Rendin e ditës e bën kryetarja.
Plarent Ndreca: E bën mbledhjen ¼ e anëtarëve. Po bën presion. Nuk ma ndjen hiç se çfarë thua. Ju e keni penguar Komisionin. Ne kemi pritur gjithmonë me shumë durim.
Albana Vokshi: Si të vijnë mbrapa këta ty. Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat. Ky është halli. Lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve në burg. Lista është bërë me urdhër të bandave.
Plarent Ndreca: Ne SPAK nuk e konsiderojmë organizatë kriminale, ndryshe nga ju.