Ky është momenti kur ish-Presidenti Ilir Meta është vënë në pranga këtë të hënë. Ai po udhëtonte me makinë kur disa agjentë të BKH-së e kanë ndaluar dhe e kanë arrestuar pranë Kthesës së Kamzës.
Kujtojmë se Ilir Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, SPAK ka lëshuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Ish-Presidenti dhe aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, u arrestua nga agjentët e BKH-së, në zonën e Casa Italia-s, teksa po shkonte për në selinë e PL-së, ku do të mbante një konferencë për mediat.