Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimi ne ish-presidentit Ilir Meta, dhe hetimin për të.
Në dëshminë e dhënë më 22 shkurt 2023 Ilir Meta ka mohuar në SPAK që të ketë udhëtuar ndonjëherë jashtë Shqipërisë me Kastriot Ismailajn, por Prokuroria e Posaçme thotë se kjo ka rënë poshtë nga hetimet. Për këtë SPAK jep dëshminë e Ismailajt i cili thotë se ka udhëtuar, por që nuk thotë të vërtetën kur deklaron se Meta s’ka marrë pjesë në mbledhjen me CEZ.
“Shtetasi Ilir Meta, në datën 22:02:2023 i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, ka mohuar që të ketë udhëtuar ndonjëherë nën shoqërinë e Kastriotit jashtë R.SH për qëllime të përbashkëta. Ka deklaruar se: “mund të ketë ndodhur të kenë qenë në të njëjtin avion, por secili në punën e vet…. ndryshe nga çfarë ka rezultuar nga veprimet hetimore të mësipërme.
Mohoi lidhjet me Kastriot Ismajlin/ Si e hodhi poshtë SPAK deklaratën e Ilir Metës
Meta ka mohuar në SPAK që të ketë udhëtuar ndonjëherë jashtë Shqipërisë me Kastriot Ismailajn
17:35 | 22 TETOR 2024SHPËRNDA
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimi ne ish-presidentit Ilir Meta, dhe hetimin për të.
Në dëshminë e dhënë më 22 shkurt 2023 Ilir Meta ka mohuar në SPAK që të ketë udhëtuar ndonjëherë jashtë Shqipërisë me Kastriot Ismailajn, por Prokuroria e Posaçme thotë se kjo ka rënë poshtë nga hetimet. Për këtë SPAK jep dëshminë e Ismailajt i cili thotë se ka udhëtuar, por që nuk thotë të vërtetën kur deklaron se Meta s’ka marrë pjesë në mbledhjen me CEZ.
“Shtetasi Ilir Meta, në datën 22:02:2023 i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, ka mohuar që të ketë udhëtuar ndonjëherë nën shoqërinë e Kastriotit jashtë R.SH për qëllime të përbashkëta. Ka deklaruar se: “mund të ketë ndodhur të kenë qenë në të njëjtin avion, por secili në punën e vet…. ndryshe nga çfarë ka rezultuar nga veprimet hetimore të mësipërme.
DETAJE nga dosja / Del SHIFRA STRATOSFERIKE sa pagoi Meta për lobim në SHBA
Shtetasi Kastriot Ismailaj, i pyetur më datë 21.04.2022, ka deklaruar se: “udhëtimi i tij ka qenë udhëtim i planifikuar për të shkuar në Pragë, te CEZ AS Çeki. Udhëtimin e Metës Kastrioti deklaron se e ka mësuar atë ditë, në aeroport nga ai. Kastrioti deklaroi se Ilir Metaj ka qenë i shoqëruar nga dy këshilltarë, meshkuj, të kabinetit të tij, ku njëri prej tyre i kujtohej se ishte Majlind Larimi dhe tjetri Ilir Ciko. Nga takimi me Ilirin aty, Kastrioil ka mësuar se llir Meta ishte i ftuar zyrtarisht nga qeveria Çeke dhe kishte takime me Kryeministrin Çek, Zv. Kryeministrin dhe disa ministri Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në takimin që Kastrioti ka zhvilluar me CEZ-in, ndryshe nga çfarë rezulton nga faktet dhe provat e tjera të mbledhura si më sipër. Konstatohet se ky deklarim i dhënë nga shtetasi Kastriot Ismailaj bie në kundërshtim me tërësinë e provave të grumbulluara gjatë fazës së hetimit paraprak dhe të cilat u analizuan më siper”, thuhet në dosjen e SPAK.