Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime në të gjithë vendin tonë. Por, sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash fillimisht në zonat jugore dhe gradualisht vranësirat përfshijnë gjithë territorin, por pa mundur të gjenerojnë reshje. Mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe mbizotërim të kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale, por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 11°C mëngjesi në zonat malore deri në 35°C mesdita në zonat e ulëta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi jugor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.





