Policia greke në Tripoli ka arritur të identifikojë një shqiptar të dytë të përfshirë në kultivimin e mega parcelës së shkatërruar disa ditë më parë, ku u sekuestruan 1253 bimë marijuanë dhe rreth 1.4 tonë marijuanë të bërë gati për shitje.

Mësohet se në pranga ka rënë një shqiptar vetëm 20 vjeç, për të cilin janë grumbulluar informacione se është i përfshirë në këtë grup kriminal. Policia greke po punon intensivisht për identifikimin e pjesëtarëve.

Pak ditë më parë, policia vuri në pranga 37-vjecarin Shqefen Ndreca nga Zejmeni i Lezhës, si i përfshirë në kultivimin e sipërfaqes prej 35 hektarësh me marijuanë.