Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.
Një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të saj. Si shkak i këtij aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale të automjetit.
Dyshohet se shkak i tij ka qenë lagështia mbi asfalt ndërsa mbrëmjen e sotme aksi Kardhiq-Delvinë u përfshi nga moti i keq me reshje intensive.





