Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje ku duket një grup palestinezësh me sy të lidhur duke u udhëhequr nga ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në Gazën veriore. Videoja tregon një grup njerëzish me kostume të bardha dhe zbadhur duke u drejtuar nga ushtarët izraelitë pranë spitalit Indonezian, i cili shtrihet në veri të Jabalia.

Besohet se pamjet janë marrë nga një ushtar izraelit por është e paqartë se kur janë regjistruar saktësisht ato. Vendndodhja përputhet me pamjet e IDF-së të postuara nga zëdhënësi arab i ushtrisë në Telegram.

Zëdhënësi pretendon se 150 “terroristë” u arrestuan ndërsa më shumë se 20,000 palestinezë janë larguar nga zona e Jabalia. Izraeli ka intensifikuar operacionin e tij në veri të Gazës gjatë javëve të fundit, duke pretenduar se po përpiqet të ndalojë Hamasin nga rigrupimi. Izraeli ka qenë në luftë me Hamasin në Gazë që nga sulmi i grupit militant në Izraelin jugor më 7 tetor të vitit të kaluar.