Nga dita e dielë në gjithë Evropën do të fillojë të funksiojë ora dimërore.

Akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta prapa, këtë 27 tetor, e diela e fundit e muajit. Në orën 03:00 të mëngjesit të 29 tetorit, akrepat e orës do të zhvendosen 1 orë prapa, duke shënuar orën 02:00.

Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në javën e fundit të marsit.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ku me orën dimërore janë më të pakta orët me dritë dhe më të gjata ato në errësirë.

Ora e shteteve evropiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.

Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Telefonat smart e reflektojnë vetë ndryshimin e orës, ndaj kujdes duhet të tregohet me orët mekanike në mënyrë që të mos krijohet kaos me rutinën e ditës së re.