Një emigrant shqiptar në Itali u bë hero pasi shpëtoi një grua nga sulmi i ish-partnerit të saj në rrugë.
Gruaja u godit dhe kërcënohej nga 56-vjeçari, por ndërhyrja e guximshme e shqiptarit e parandaloi përshkallëzimin e dhunës.
Pavarësisht turmës së njerëzve, vetëm shqiptari veproi për ta ndihmuar. Policia arrestoi agresorin, i cili akuzohet për përndjekje dhe dhunë fizike.
Mediat italiane e vlerësuan aktin e shqiptarit si një gjest guximtar, pasi ai vetë u bë më pas objekt i sulmit, duke u konfrontuar fizikisht me autorin.
Autori i dhunës u burgos, me gjykatën që theksoi rrezikun e tij për të kryer veprime më të rënda ndaj viktimës.