Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike mblidhen në selinë e PD-së.

Fokus i mbledhjes do të jetë protesta e 29 tetorit.

Kujtojmë se më  29 tetor opozita pritet të organizohet më fuqishëm sesa në protestën e kaluar të mosbindjes civile të mbajtur në 7 tetor.

Nuk ka ende detaje sesi do të organizohet protesta e 29 tetorit dhe  se kush do të jenë drejtuesit e kësaj proteste.

Disa ditë më parë Sekretari i  Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se PL-ja do t’i bashkohet protestës së PD-së për mosbindje civile.

Detaje të reja priten të jepen në vazhdim pas përfundimit të mbledhjes së kryetarëve të degëve të PD-së.