Ministria e Shëndetësisë në Maqedonin e Veriut ka raportuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar vetëm 6 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë dhe asnjë i shëruar.
Rastet këtë të shtunë kanë qenë vetëm në 3 qytete, Shkup, Manastir e Kërçovë.
Ndërkohë në vendin fqinj kanë mbetur vetëm 153 raste aktive, shumica në Shkup.





