Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me shqiptarët e Amerikës.
Por, shqiptarët demokratë kanë vendosur të presin kreun e qeverisë shqiptare me protesta.
Dhjetëra shqiptarë, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbledhur dhe u kanë bërë thirrje bashkëkombasve të tyre që të mos i besojnë kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.
“Mos iu besoni këtyre njerëzve, o popull ju lutem mos i besoni”, dëgjohet të thotë një prej shqiptarëve i cili prej vitesh ka braktisur Shqipërinë dhe së bashku me familjen jetojnë dhe punojnë në New York.
“Unë jam këtu në Amerikë me gjithë të mirat. Shoqet e mia që kanë mbaruar dy universitete nuk kanë bukë të hanë, janë me 120 mijë lekë pension”, tha një protestuese tjetër, Flutur Zavalina.