Sherif Tiraspoli është kundërshtari i Teutës në turin e parë të Championsit. Moldavët kanë humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, kryesisht në Europë, pasi në Moldavi titullin nuk e diskutojnë.

Në periudhën e fundit Sherifi ka pasur probleme, gjë e cila u reflektua edhe në Superkupën e Moldavisë, ku i mundi kundërshtari i Partizanit në Europë, Sfintuli, nga seria e penalltive. Për ta ndryshuar situatën drejtuesit e Sherifit kanë ndërhyrë fuqishëm në merkato duke afruar dy sulmues.

I pari është një njohje e vjetër e kampionëve moldavë, braziliani Luvanor Enrike, që kthehet te Sherifi pas 7 vitesh. Enrike ka luajtur më herët 107 ndeshje për Sherifin, ku ka shënuar edhe 48 gola.

Braziliani e ka quajtur kthim në shtëpi dhe shpreson që ta ndihmojë ekipin që nga ndeshje e parë me Teutën. Përforcimi i dytë është sulmuesi nga Guinea, Jansane Momo, i datëlindjes 29 korrik 1997.

Me këto dy afrime kundërshtari i Teutës në Champions, pritet të jetë edhe më i rrezikshëm, gjë e cila e shton vështirësinë për mbrojtjen durrsake.