Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për tubimin që do të mbahet të martën në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe. Në kryeqytet, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.

Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijojë qëndrimi i tyre.

Policia nuk ka dijeni për ndonjë skenar tjetër të protestuesve, nëse do të qëndrojnë vetëm aty apo do të lëvizin në pika të tjera.