Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1.6 vite burgim për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana.

Ai akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në dy raste të ndryshme.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit. Në përfundim, SPAK kërkoi konvertim të dënimit me 2 vite shërbim prove.

Sipas SPAK, Granit Gjana dyshohet se ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tendera për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë Lekë. Sipas akuzës, Gjana nuk ka pajisur në kohën e duhur me autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe kishte dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit.