Aktori i njohur Arben Derhemi është një nga emrat më të lakuar të artit. Sëfundmi artisti ka qenë në qendër të shtypit rozë për ndarjen nga bashkëshortja e tij.
Përmes një interviste televizive për herë të parë Derhemi ka thyer heshtjen dhe ka zbuluar vërtetësinë e lajmit se mes tij dhe gazetares së njohur Iva Korumi tashmë ka përfunduar çdo gjë.
Moderatorja: Këtë periudhë ka qarkulluar nëpër portale një material për jetën tënde.
Arbeni: Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati 2 vjet e gjysëm, dhe ishte si me thënë e gjitha e makinuar. E kam mbajtur larg jetën time personale private larg revistave, televizioneve. U vendos një moment që ne do të ndaheshim dhe kaq.