Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që në seancën e pasdites të kësaj të hëne të shkojnë vetëm deputetët e papërjashtuar.

Gjatë mbledhjes së mbajtur mes demokratëve në seli, deputetët vendosën që në seancë sot të shkojnë vetëm ata ligjvënës demokratë që nuk janë të përjashtuar, ndërkohë të tjerët do të shpërndahen nëpër qarqet për organizimin e protestës së nesërme.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se deputetët të cilët do të marrin pjesë në Kuvend nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancës plenare.

“Ata që marrin pjesë në seancë do të bëjnë gjithçka për të vijuar aksionin e opozitës dhe për të mos lejuar normalitet”, tha Bardhi.