Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë. Magnituda raportohet se ishte 3.2 ballë.

Sipas EMSC-së, thellësia ishte 14 kilometra.

Katër ditë më parë lëkundje tërmeti u ndjenë edhe në Fier, ku u regjistrua me magnitudë 4 të shkallës rihter dhe thellësi 5 km.

Dëme materiale fatmirësisht nuk pati, ndërsa banorët treguan se goditja ishte e fortë.