Protesta e paralajmëruar nga opozita nisi sot në orën 17:00 duke bllokuar rrugët kryesore në vend.
Demokrati Flamur Noka tha se ky është akti i dytë i mosbindjes civile dhe se opozita do të vazhdojë me akte të tjera deri sa të plotësohen kauzat e opozitës.
Flamur Noka: Ne jemi në mosbindje civile, sot është akti i dytë, do të vazhdojmë me akte të tjera deri sa kauza jonë të triumfojë. Është një kauz për votën e lirë për një Shqipëri demokratike dhe jo despotike, një kauz që përmban thelbin e pluralizmit se si duhet të jetë një qeveri, një kauz ku duhet respektuar balanca e pushteteve. Ne do bëjmë gjithccka në betëjën tonë, do vazhdojmë deri sa të gjunjëzojmë narkoregjimin, jemi për të kërkuar atë që i duhet Shqipërisë, që të frenohet shpopullimi. Që vota e lirë të jetë e lirë. Shqipëria është mbajtur peng nga korrupsioni dhe bandat, është shpopulluar sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Sot shqiptarët janë të ndarë 95% në mjerim, dhe 5% lundrojnë në luks.