Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë duke spostuar protestuesit në rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke lejuar kalimin e automjeteve që prisnin në rradhë prej më shumë se dy orësh.
Më herët, pati tensione mes policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit kërkuan largimin e saj.
Protestuesit kërkonin të largonin policinë, ndërkohë që bëhet thirrje për të zhbllokuar rrugën.
Sakaq, kanë nisur edhe shoqërimet e para në drejtorinë vendore të policisë së Elbasanit për bllokimin e aksit rrugor.