Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 25 tetor, ka reaguar nga burgu 313 lidhur me protestën e mbajtur sot nga opozita.
Përmes një reagimi në “Facebook”, Meta falenderon qytetarët shqiptarë, të cilët dolën në protestë.
Ilir Meta: Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.
Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!