Detaje të reja janë zbardhur në lidhje operacionin e koduar “Shpirti”, ku u arrestuan 28 persona vetëm në Shqipëri dhe 10 në rajon.
Janë publikuar emrat e dy nga katër bashkëpunëtorët e drejtësisë që “tradhëtuan” grupin dhe bashkëpunuan me autoritetet, për të zbuluar aktivitetin e katër bandave të strukturuara kriminale.
Bëhet me dije se ata janë Aurel Lazaj dhe Jurdi Bedinaj.
Lazaj ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili në 2019 u akuzua për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis drejt Italisë në vitin 2017 dhe u dënua vetëm dy vite burg.
Pas arrestimit ai tregoi të gjithë mekanizmin dhe personat e përfshirë në këtë grup kriminal.
Kreu i SPAK Kraja dhe prokurori Mara nënvizuan rolin kyç që kanë pasur katër bashkëpunëtorë të drejtësisë në finalizimin e këtij operacioni.





