Ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Ende nuk dihet arsyeja se përse prokurorët e posaçëm kanë thirrur Çelën. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Adrian Çela nuk ka folur për gazetarët.

Adrian Çela u emërua në krye të OSHEE në vitin 2014, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit të kaluar, kur mandati i tij si administrator përfundoi dhe nuk u rinovua më.