Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Paraqitja në SPAK e deputetes Hoti ka të bëjë me hedhjen e materialit të lëngshëm në Parlament 2 javë më parë gjatë seancës plenare.
Deputetja demokratike dyshohet për veprën penale “shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese”, pasi rasti u referua në prokurori nga policia. Duke qenë se Elda Hoti është deputete, çështja merret në shqyrtim nga SPAK që ka për kompetencë zyrtarët e lartë.
Vetë Elda Hoti pati deklaruar se materiali i lëngshëm që hodhi në Parlament nuk ishte lëndë djegëse, por parfum.