Deputeti i PD, Dashnor Sula u shpreh se Kuvendi i ka dhënë opozitës faturën për karriget e djegura, ndërsa sipas tij i kanë futur vetë në sallë po të njëjtat dhe jo të reja.

“Ne na dhanë faturën për t’i paguar, vetë i kanë futur karriget e djegura për të reja. Këta duan të vjedhin edhe këtu”, tha ai.

I ulur këmbëkryq jashtë ambienteve të Kuvendit, ai theksoi se janë krenarë që shkojnë në SPAK, pasi nuk janë thërritur për korrupsion dhe tendera.

“Ne u mësuam tani, 3 herë unë në SPAK, 4 herë Gaz Bardhi, Noka, Korreshi. Atje jemi ne. Krenarë jemi që nuk shkojmë për korrupsion, tendera, chekup, rrugët, as për të fortët, as për bandat, as për Sky EÇ. Këtyre Zoti i dhëntë jetë sa më shumë që kur t’iu vijë dita t’i fëlliqë sa më shumë. Këta janë me tur para njerëzve, para Zotit. Parlamenti është këtu. Çfarë kam bërë unë, çfarë kemi bërë që të përjashtohemi 40 ditë. Këta janë i vetmi shtet në Europë që të dënojnë pa ligj, pa rregullore, pa Kushtetutë. Rregullorja e Kuvendit është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese maksimumi i përjashtimit është 10 ditë. Kush mendon që e kemi për vete, të ketë turp, analist, gazetar, qytetar, jo mo jo e kemi për Shqipërinë”, tha Sula.