Policia e Shtetit ka krijuar kordon sigurie jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ishin në pritje të mbërritjes në Kuvend të Silvio Gonzatos, ambasador i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Në momentin e mbërritjes së tij, pas mbylljes së konferencës me Edi Ramën, deputetët e PD-së që ndodheshin në hyrje të Kuvendit, i kanë hapur rrugën.

Pasi ambasadori ka mbërritur, deputetja Albana Vokshi i është drejtuar duke i thënë: Është ketej dera kryesore!

Gonzato i dorëzoi kryeparlamentares Spiropali progres-raportin e KE-së dhe më pas u largua, teksa më parë ia dorëzoi presidentit të vendit dhe kryeministrit.