Një 14-vjeçar ka pësuar plagë të rënda pasi u sulmua nga një qen pitbull.
Pamjet tregojnë se si Abdul Waheed Akhtar luftoi në mënyrë të dëshpëruar me qenin pit-bull, teksa ai e sulmoi në një park.
Ai u dërgua me urgjencë në spital me plagë të shumta dhe gjak që i rridhte nga krahët, ndërsa adoleshenti iu nënshtrua një operacioni në gjymtyrët e tij.
Babai i Abdul, Nadeem Akhtar, tha se djali i tij po luante në Queens Park në Bolton me të afërmit kur një çift u shfaq me qenin e tyre.
Ata hodhën një copë druri drejt fëmijës, ndërsa qeni e sulmoi duke e tërhequr zvarrë në dysheme.
Adoleshenti i shpëtoi lëndimit të mëtejshëm vetëm pasi një grua që besohet se ishte pronarja e qenit arriti ta tërhiqte atë.