Një shqiptare është arrestuar së bashku me vëllanë e saj dhe partnerin italian në Mantova, Itali, nën akuzat për detyrimin e një djaloshi 14-vjeçar të ushtronte aktivitetin e shpërndarjes së kokainës dhe drogave të tjera sintetike.
Sipas autoriteteve, ata përdornin dhunën fizike dhe kërcënimet për ta manipuluar të miturin, duke shfrytëzuar statusin e tij ligjor.
Operacioni i Karabinierëve, që filloi në prill të këtij viti, rezultoi në arrestimin e tre personave, mes të cilëve një 45-vjeçar italian, shqiptarja 30-vjeçare dhe vëllai i saj 27-vjeçar.
Hetimet zbuluan se kjo grupim kishte vendosur të shiste drogë në një park lojërash në Borgo Virgilio.
Gjatë kontrollit, agjentët gjetën një armë me numër serial të gërvishtur, municion dhe drogë, duke përfshirë një gram kokainë dhe 50 gramë hashash. Sipas informacioneve, 30-vjeçarja kishte dy fëmijë të vegjël me vete gjatë arrestimit.
Hetimet e mëvonshme zbuluan se ata kishin detyruar djalin nën moshën 14 vjeçare të merrej me shpërndarjen e drogës, për të mbledhur të ardhura për ta. Aktualisht, 14-vjeçari është vendosur në kujdesin e disa familjarëve që ofrojnë mbrojtje dhe dashuri.
Nëna e tij, së bashku me vëllanë dhe partnerin, janë ndaluar në burg dhe do të përballen me akuzat për trafik droge dhe abuzim të fëmijëve.