Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme te universiteti Aleksandër Xhuvani, në Elbasan.
Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, po hetohen 7 pedagogë të Shkencave të Edukimit. Ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje për korrupsion pasiv. Ndërkohë sipas burimeve, pedagogët janë pezulluar nga detyra.
EMRAT E PEDAGOGËVE
- Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
- Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
- Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
- Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
- Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
- Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
- Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast.