Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me organizatat e shoqërisë civile në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë fjalës së saj, Spiropali ka thënë se shoqëria civile është një partner jetik në marrëdhënien me Kuvendin. Më tej, Spiropali ka shtuar se duhet një kontroll parlamentar i fortë për ta sjellë atë më pranë qytetarëve.
Elisa Spiropali: Prioritet thelbësor përbën përmbushja e misionit kyç të Kuvendit që lidhet me procesin efektiv të një ligjbërje cilësore dhe kontrollit parlamentar të fortë duke e sjellë atë më pranë qytetarëve. Shoqëria civile nuk është në luftë të vazhdueshme me shtetin, ju jeni në luftë me kundërshtarët e shtetit demokratik. Sot si kryetare Kuvendi jam këtu të ju them se në këtë luftë jemi dhe do të jemi në krah të njëri-tjetrit.
Kontributi dhe mbështetja juaj janë jetike për suksesin. Shoqëria civlie, një partner jetik në këtë marrëdhënie që nuk është aty për të minuar dhe as për të bërë raporte që shërbejnë për jetëgjatësinë e organziatave, por për krijimin e kësaj marrëdhënie jetike. Këtu në këtë sallë ka një energji të jashtëzakonshme. Koha që po shkund Shqipërinë, do të bëjë të njëjtën gjë për këtë pasuri që e kemi trashëguar për hir të së ardhmes.
Në këtë takim marrin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.