Deputeti i PD-së, Luan Baçi është paraqitur në SPAK paraditen e sotme (1 Nëntor).

“Jam paraqitur për një problem që do e sqaroj kur të dal”, tha ai para kamerave.

Nuk dihet ende arsyeja pse deputeti Luan Baçi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga SPAK.

Sipas burimeve për gazetaren Klodiana Lala, ligjvënësi demokrat është denoncuar nga biznesmeni Aredin Behari.