Deputeti i PD-së Luan Baçi u paraqit sot në SPAK. 

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Baçi u prononcua për gazetarët ku tregoi se ishte thirrur për një kallëzim që është i pushuar si çështje. 

“Unë u paraqita për një kallëzim që është pushuar si çështje, kaq e thjeshtë për tu kuptuar. Ndaj meje është bërë një kallëzim që është pushuar si çështje”, tha deputeti i PD.