Kryeministri Edi Rama do të vijojë turin me diasporën në Selanik.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se pasnesër do të rikthehet me kënaqësi krejtësisht të posaçme tek shqiptarët e Greqisë.
Ai thotë se në Selanik na ka lidhur historia me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë.
“Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.